15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Haradinaj: Institucionet s’do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet e kryera nga Serbia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim përfaqësuesen e organizates joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqin dhe familjarë të tjerë të 86- të vrarëve e të zhdukurve nga komuna e Klinës, të vrarë më 4 prill 1999, në masakrën e Kralanit.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesja e OJQ “Familja dhe Shpresa”, znj. Zana Bytyqi, me kërkesën e kësaj organizate, që ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllimin që të gjykohen edhe kryerësit serbë të krimeve në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë në mbarë vendin.

“Pranova nga ta kërkesën që ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllimin që të gjykohen edhe kryersit serbë të krimeve në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm në mbarë vendin“, ka shkruar Thaçi në Facebook. Haradinaj ka shprehur qëndrimin se Qeveria e vendit, është e përkushtuar që të zbulojë fatin e të pagjeturve, siç është e përkushtuar që akterët e krimeve nga ana e Serbisë, të dalin para drejtësisë

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...