19 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Haradinaj: Investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story” në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Haradinaj atje është shprehur se investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë.

“Rochester Institute of Technology (RIT), është dëshmi e miqësisë së fortë të Kosovës me ShBA-të, një investim që ka sjellë një platformë ndryshe të arsimit të lartë në vend dhe ka edukuar shumë gjenerata, të cilët sot janë profesionistë e të zotë në profesionet e tyre. Sot, kisha kënaqësinë të jem në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story”.

“Ngjarja e këtij viti është e veçantë sepse ndodh në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Po ashtu, kënaqësi të takoj miq e mbështetës të shumtë dhe të kremtojmë bashkë historitë e suksesshme të studentëve dhe të ish-studentëve, të cilët ndihmojnë zhvillimin e Kosovës si; inovatorë, sipërmarrës e udhëheqës të dëshmuar. Investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...