7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Haradinaj: Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Haradinaj ka thënë se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, me fokus të veçantë në mundësitë e reja për bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë.

“Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit tonë, me kontribut të vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...