Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Shtimes.
“Qeveria aktuale e ka izoluar dhe braktisur Shtimen, ashtu siç e ka izoluar gjithë Kosovën. Kjo papërgjegjshmëri dhe paaftësi për të sjellë investime ka krijuar ngecje të thella zhvillimore. Në këtë komunë ku pushteti aktual e ka edhe qeverisjen vendore, nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë as edhe një kyçje në autostradë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka prezantuar Profesorin Universitar, Mensur Neziri kandidat për deputet.
Ai ka shtuar se investimet në infrastrukturë do të hapin perspektiva të reja për Shtimen./Njeshi/