4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Haradinaj: Kosova duhet ta rikthejë mbështetjen e partnerëve, anëtarësimi në NATO është caku

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në këto katër vjet qeverisje të Albin Kurtit, Kosova ka shënuar vetëm humbje.

Haradinaj ka thënë se duhet një model i ri qeverisës. Shefi i AAK-së thotë se Kosova përfundimisht ka nevojë ta rikthejë miqësinë e mbështetjen e partnerëve strategjikë.

Caku, Haradinaj thotë se është anëtarësimi direkt në NATO, i cili do të kthente gjithçka kah e mbara.

“Kosova ka nevojë për një mendësi të re qeverisëse, ku nuk vidhet paraja e qytetarëve e ku jepen njoftime se po hetohen 1700 kontrata njëburimore. Ka nevojë për një model të ri, ku nuk preket ndarja e pushteteve, ku nuk sulmohet gjyqësori, ku nuk sulmohen mediat e shantazhohen gazetarët, por ku liria e fjalës e demokracia institucionale janë të paprekshme.

Ku qytetari nuk vuan për bukën e gojës e nuk kërkon shpëtim duke e braktisur vendin e vet.

Më në fund Kosova ka nevojë ta rikthejë miqësinë e mbështetjen e partnerëve strategjikë, pa të cilët nuk do të arrinim asgjë. Ne duhet ta arrijmë cakun tonë që është anëtarësimi direkt në NATO, i cili do të kthente gjithçka kah e mbara.

Kosova për këto katër vjet, ka shënuar vetëm humbje, edhe në planin e brendshëm, edhe në zhvillim, edhe në mirëqenie, por edhe në planin ndërkombëtar. Kosova sot është më e dobët se asnjëherë më parë në këto 25 vjet liri.”, shkruan Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...