10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Haradinaj: Kosova e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e shënimit të 76-vjetorit të NATO-s.

“NATO, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, sot shënon 76 vjetorin. Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Me ushtrinë më të re sipas standardeve të NATO-s, Kosova është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO është domosdoshmëri.

“Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për paqe e siguri në vend dhe rajon. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, ka shkruar Haradinaj. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...