6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit

Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ka theksuar rëndësinë e thënies së të vërtetës për popullin e Kosovës, duke shtuar se qytetarët e vendit janë të ndërgjegjshëm dhe nuk janë analfabetë funksionalë.

Ai theksoi se Kosova nuk mund të ecë përpara pa miq dhe se përparimi dhe siguria janë të paqëndrueshme pa qenë i gjithë vendi pjesë e NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj nënvizoi se qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën dhe janë të gatshëm për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë.

“Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë.  Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe! Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj mbylli postimin me “137 për Kosovën Fituese”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...