Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, deklaron se me partinë e tij në pushtet, “Kosova do të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit”.
Teksa, Haradinaj ndau pamje nga tubimet me qytetetarët, tha se “ata janë forca që e shtynë drejt Kosovës Fituese”.
1’Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin. Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!”, shprehet Haradinaj./Njeshi/