Gjatë një takimi me organizatën rinore nga Gjilani “Zëri Rinor i Gjilanit”, kreu i Ekzekutivit ka përshëndetur idenë e tyre që të bëhen zëri i të rinjve nga Gjilani, duke ofruar mbështetjen institucionale në këtë drejtim.
Haradinaj tha se qeveria që ai udhëheq, ka marrë seriozisht përgjegjësitë e veta ndaj rinisë kosovare.
“Krahas shumëfishimit të investimeve në Gjilan, Qeveria do të angazhohet të çojë përpara projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me aftësimin adekuat të të rinjve tanë, veçmas në promovimin e shkollimit dual, si nevojë e domosdoshme për vendin”, tha Haradinaj, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë që ta bëjnë Kosovën vend të dëshiruar për të rinjtë.
Haradinaj po ashtu vlerësoi si të drejtë çështjen e rinisë që të lëvizë lirshëm dhe të jetë pjesë e rinisë europiane. /Njeshi/
]]>