6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Haradinaj: Kosovës i duhet një reformë zgjedhore


Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend këto komente Haradinaj i bëri pas takimit me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se palët u pajtuan që reforma zgjedhore duhet të jetë e kujdesshme dhe të garantojë gjithpërfshirjen politike.

“Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend. Në takim me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, u pajtuam se reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik”, ka shkruar Haradinaj./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...