2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj: Krijimi i kushteve për prodhuesit vendorë nuk duhet të jetë vetëm dëshirë, por obligim i qeverisë

Krijimi i kushteve për prodhuesit vendorë nuk duhet të jetë vetëm dëshirë, por obligim i qeverisë.

Kështu ka deklaruar kandidati i AAK-së për deputet Daut Haradinaj gjatë vizitës në një biznes në Pejë.

”Sot isha në vizitë në fabrikën e tekstilit Arta Tex në Pejë me pronar Gazmend Mustafa dhe të birin e tij Arbër Mustafa, e cila numron mbi 150 punëtorë, tash e mbi 4 dekada në funksion. Këto biznese që gjenerojnë të ardhura dhe mbajnë gjallë shumë familje, gjenerojnë taksa për arkën e shtetit, pikërisht këto biznese u fyen pak ditë më parë nga kryeministri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se qytetin me të cilin krenohem e ka kthyer në një qytet të territ dhe depresionit, me mungesa elementare

”Qytetin me të cilin krenohem e ka kthyer në një qytet të territ dhe depresionit, me mungesa elementare. Ky degradim duhet të marrë fund më 9 shkurt. Në të gjitha lagjet e këtij qyteti vërehet mungesa e dorës së shtetit”, ka shtuar ai.

Lulja e Dukagjinit nuk e duron dhe nuk duhet të nënshtrohet para abuzuesve të votës u shpreh Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...