Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të gjithë kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të jenë në listë për deputet për zgjedhjet nacionale të Shkurtit 2025.
Ai ka shprehur bindjen e tij se AAK do të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ka shtuar se si kandidat për kryeministër është për një qeveri të opozitës dhe për ndryshim.
“Ne kemi dakordim për mua për mandatar. Do të udhëheqim me qeverinë e vendit. Në cilindo variant do të përkrahi një qeveri opozitare. Do t’iu ofrohem partive opozitare për një qeveri opozitare”, ka thënë Haradinaj./Njeshi/