3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Haradinaj kujton Komandant Lulzim Morina: Kombi ynë ndihet krenar me kontributin e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Komandantin Lulzim Morina në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Lulzim Morina shquhej për heroizmin e rrallë.

“Lulzim Morina, i njohur si Komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Komandantit Lulzim Morina, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, bashkë me luftëtarë dhe kolegë, shprehëm nderimin tonë në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

Lulzim Morina, i njohur si Komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta.

Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të Lulit.

Lavdi e përjetshme!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...