5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Haradinaj kujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trashëgimia e këtyre burrave gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 557 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Haradinaj po me këtë datë, kujtoi edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 43-vjetorin e rënies së tyre.

”17 janari shënon një datë historike për kombin tonë – ditën kur para 557 vjetësh pushoi së rrahuri zemra e kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, themeltar i bashkimit kombëtar që na la amanetin e pathyeshëm të lirisë. Po në këtë ditë, 43 vjet më parë, ranë heroikisht Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, arkitektët e pavarësisë që u flijuan për idealet shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shkruan se trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë.

”Trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj, përfshirë edhe deputetin Smajl Hajdaraj të cilin e përkujtojmë sot në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë. Nga Skënderbeu që na mësoi forcën e bashkimit, e deri te dëshmorët që e vulosën me gjak këtë liri – të gjithë na lanë një mësim të pathyeshëm: bashkimi dhe sakrifica për atdhe janë rruga e vetme drejt përparimit kombëtar. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj./Njeshi/

May be an image of 7 people

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...