20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit: Edhe këtu si anembanë Kosovës ka shumë dhimbje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve.

Haradinaj ka thënë se Nabërgjani, ka shumë dhimbje dhe krenari.

“Sot bëra nderime në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari. Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atdheut”, ka thënë ai.

Ai ka kujtuar edhe dëshmorin Metush Gashi në përvjetorin e rënies.

“Po ashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të UÇK-së”.

“Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri.I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka përfunduar Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...