13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Haradinaj: Kurti është rrezitur me Lajçakun në Greqi, me Ramën gjak e lak shkojnë

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se opozita po i kërkon kryeministrit Albin Kurti që të mos largohet nga Perëndimi si dhe të ulet urgjentisht me amerikanët.

Daut Haradinaj deklaroi  se kryeministri Kurti është rrezitur në Greqi me Lajçakun, ndërsa me Edi Ramën sipas tij shkon “gjak e lak”.

“Nuk mundet me kanë ma mik i mirë Greqia sesa Shqipëria, z.Kurti është rrezitë me Lajçakun në Greqi, ndërsa me kryeministrin Edi Rama, gjak e lak shkojnë. As për së afërmi nuk janë qysh duhet me kanë, edhe ne kemi pas përplasje kur ka qenë ideja për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve, por pa kompromis jemi konë”, tha ai. “Nuk duhet me mbajt huj me kryeministrin e Shqipërisë”, tha ai. “Sepse kur ishte Kosova në krizë, ishte kryeministri i Shqipërisë që i liroi policët e kidnapuar”, u shpreh ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...