15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Haradinaj: Kurti në një mënyrë apo tjetër po e zbaton një agjendë të dëmshme për vendin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritikat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke thënë se po i bën pasoja Kosovës.

Haradinaj, i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, mes tjerash ka thënë se është munduar që i t’i çoj përpara disa nisma.

“E kam përkrahur planin franko-gjerman me hy në NATO, e kam përkrahur Kurtin, shumë më kanë thënë pse po e përkrah Kurtin dhe këtë qeveri. Ky njeri nuk i dëshiron  këto suksese, unë jam munduar ta çoj në sukses”.

“Ky njeri në një mënyrë apo tjetër po e zbaton një agjendë, për fat të keq që është pasojë për Kosovën, po i bën pasoja Kosovës, vendit të vet, qytetarëve, duke mos i dhënë propozim Amerikës, pyetja është se me kë je, amerikanit s’po i jep propozime, me kë je atëherë që pranon propozimin që na ka dhënë”, u shpreh Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...