16.2 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Haradinaj- Kurtit: Mbaje anën e drejtësisë, kur dikush shkel aty ku nuk duhet tregoja vendin

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka sugjeruar kryeministrit Kurti që ta mbajë anën e drejtësisë, kur flitet për rastin e arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqit, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës.

“Sot e kisha lutur kryeministrin ta merr anën e ligjit e të drejtësisë. Edhe nëse ka dyshime edhe nëse ka konspiracione. Për të ecur përpara duhet të jemi të gatshëm edhe për sakrificë. Udhëheqësit e zotë e dinë. Që i bie, nëse dikush nga radhët e tua ka shkelur aty ku s’duhet, duhet t’ia tregosh vendin. Nuk besoj që është besnikëri me marrë pozicion të gabuar në interes të përgjithshëm ”, theksoi ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...