15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Haradinaj mbjell një pemë, nominon Albin Kurtin, Halil Matoshin

Kryeministri Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ftesës së ish-presidentes Jahjaga për sfidën në fushatën ‘Mbjelle një pemë’.

Haradinaj ka sfiduar tutje për këtë fushatë, veç tjerash Albin Kurtin, Halil Matoshin si dhe figura të të gjitha religjioneve në Kosovë.

Kryeministri njofton:

Sot iu përgjigja ftesës së Presidentës Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjelle një pemë”. Zgjodha Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën. Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...