1.1 C
Pec
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargraeves.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Hargraeves kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Sot prita ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargraeves. Diskutuam me theks të veçantë mbështetjen britanike për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Me ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat evroatlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...