23 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Haradinaj: Mujë Krasniqi e Beqir Gashi u bënë lajmëtarët e lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë”, në ditëlindjen e heroit të kombit, Mujë Krasniqi.

Haradinaj ka thënë se Mujë Krasniqi e Beqir Gashi u bënë lajmëtarët e lirisë.

“Mujë Krasniqi e Beqir Gashi i kënduan lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar të saj. Në vendlindjen e tij, në Qabiq të Klinës, në ditëlindjen e Mujës, sot mora pjesë në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë”. Fryma e Luftës Çlirimtare, respekti për Heronjtë e saj, vazhdon të mbahet gjallë. Ndriçon rrugën dhe motivon angazhimin tonë të përditshëm për Kosovën siç e ëndërruan të rënët!”, ka thënë Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...