29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Haradinaj: Nderimi që i bëjmë kategorive të lirisë, na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar dëshmorin Basri Canolli- Shpendi.

Haradinaj ka thënë se ai do të kujtohet si trim.

“Sot përkujtuam luftëtarin e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli – Shpendi, djalë nga një familje atdhetare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri! Basriu do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit.”

Haradinaj ka shkruar se nderimi dhe respekti i kategorive të luftës “na motivon drejt aspiratës për anëtarësim në NATO”.

“Kategoritë e lirisë janë themeli i sakrificës dhe e lirisë që e gëzojmë sot. Çdo përpjekje e jona për forcimin e lirisë dhe shtetit si frymëzim ka kontributin e kategorive të lirisë. Nderimi dhe respekti që i bëjmë atyre na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...