16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Haradinaj nderon heroin Besim Ndrecaj: Nuk u tremb kurrë përballë armikut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, nderuan veprën heroike të heroit, Besim Ndrecaj.

Haradinaj tha se Ndrecaj ishte shembulli unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë përballë armikut.

“Sot, bashkë me kryetarin Bali Muharremaj, kolegët e Aleancës nga Suhareka, miq e familjarë, nderuam veprën heroike të Heroit Besim Ndrecaj. Besim Ndrecaj ishte shembulli unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë përballë armikut. Ai ishte frymëzim i përhershëm i secilit në luftë për të arritur deri te liria, sot, krenaria e Therandës dhe e gjithë kombit shqiptar”.

“Emri dhe vepra e tij do të jetojnë në çdo gjeneratë dhe do të kujtohen me nder e krenari. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Besim Ndrecaj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...