8 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Haradinaj nderon heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci: Ishin simbol i qëndresës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë shtatores së heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci në përvjetorin e rënies së tyre.

“Heronjtë e Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Fehmiu dhe Xheva, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet”, është shprehur Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

Ai ka kujtuar po ashtu edhe të rënët e tjerë dëshmorë të Brigadës 114.

“I kujtojmë me respektin më të thellë po ashtu bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Në këtë përvjetor, përulemi me nderim para veprës së tyre heroike. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit”, ka përfunduar Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...