24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Haradinaj në 26 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës: UÇK-ja bashkoi botën demokratike

Në 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar kontributin e aleatëve ndërkombëtarë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj thekson se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkonte të gjitha shtetet demokratike në përkrahje, përfshirë NATO-n e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila për 78 ditë bombardoi regjimin fashist të Jugosllavisë.

“Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar 26 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, që kishin ushtruar terror dhe gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare,” shkruan Haradinaj.

Ai kujton vitet e rënda të rezistencës, që fillojnë në vitet ’90 dhe arrijnë kulmin me luftën e armatosur nga viti 1997 deri më 1999, kur, siç thekson ai, ndodhën dy mrekulli, përkrahja e kombit shqiptar ndaj luftës së UÇK-së dhe mbështetja vendimtare nga NATO e prirë nga Amerika.

“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë,” përfundoi Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...