5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën Fituese drejt NATO-s dhe zhvillimit

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjakova.

Në një tubim atje, Haradinaj ka thënë se edhe pse e lënë anash, sot Gjakova radhitet ndër komunat me performancën më të lartë.

“Gjakova e dijes, traditës dhe kulturës, që është dëshmitare historike e trimërisë, sakrificës dhe fitoreve, sot dëshmoi nisjen e kthesës së madhe për vendin.

Së bashku me Ardian Gjinin, Pal Lekajn, Lahi Brahimajn, Burbuqe Bakija-Devën, Teuta Haxhiun, Adea Rokën dhe Artan Nimanin, sot kemi prezantuar planin për Kosovën Fituese.

Zona Ekonomike Amerikane, projekti që premtonte mijëra vende pune, sot qëndron e braktisur. Rruga Gjakovë-Dollc, e nisur në 2018-ën, është shndërruar në dëshmi të paaftësisë qeverisëse.

Për kaq gjatë vite të Kurtit në pushtet, ai nuk e ktheu kokën asnjëherë nga Gjakova. Mirëpo Gjakova ia doli me sukses.

Edhe pse e lënë anash, sot radhitet ndër komunat me performancën më të lartë dhe kjo falë punës së pashoq të Kryetarit Gjini me ekipin e tij të jashtëzakonshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu shtoi se Gjakova do të rilindë me Zonën Ekonomike Amerikane.

“Ne e dimë rrugën drejt suksesit. E dëshmuam me ngritjen e Ushtrisë së Kosovës, me krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, me taksën 100% për mbrojtjen e prodhimit vendor, projekte e vendime tjera madhore.

Plani ynë është i qartë: anëtarësim direkt në NATO, rritje e cilësisë së jetës, pagë mesatare 1000 euro, pagë minimale dhe pensione 500 euro. Gjakova do të rilindë me Zonën Ekonomike Amerikane.

Bujqësia do të marrë trefishin e financimit, termocentrali i ri do të sigurojë energji më të lirë, ndërsa fondi special për punësimin e parë të rinisë dhe Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të hapin mundësi të reja.

Kjo është Kosova që meritojmë – një Kosovë që fiton, zhvillohet dhe ecën përpara me dinjitet”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...