Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit ka mbajtur sot tubim në Klinë.
Nga atje, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka bërë disa premtime, si, bërjen e Klinës me rrugë tranzitore që do e lidh me Istogun e Skenderajn, lidhje me autostradën e Dukagjinit, fond për biznese të reja, ndërsa ka thënë se nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro.
Projeksioni ynë për Kosovën Fituese 137 – e bënë fituese edhe Klinën!
Klina do ta ketë rrugën tranzitore, që do e lidh me Istogun dhe Skenderajn.
Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit.
Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%.
Fond për bizneset e reja – të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.
Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro. /Njeshi/