29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Haradinaj në Shqiponjë: Të rënët, udhërrëfyes yni në realizimin e ëndrrës për Kosovën anëtare në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të atdheut.

Kështu ka thënë Haradinaj në ditën e çlirimit në Shqiponjë.

“Shqiponja, vend me traditë shekullore të angazhimit për liri, ishte e para që dha lajmin e lirisë. Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin, e brenda disa javëve Kosova ishte e lirë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se të rënët mbesin udhërrëfyes për realizimin e ëndrrës për tu bërë anëtare e NATO-s.

“Në përvjetorin jubilar të çlirimit, nderuam sot më meritorët, burrat e gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, që mbesin udhërrëfyes i joni në realizimin e ëndrrave tona për Kosovën e sigurtë, anëtare e NATO-s, përkrah aleatëve të prirë nga Amerika”, ka përfunduar Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...