-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Haradinaj në Trepçë: Me na ardhë marre edhe me u skuq se si e kemi lënë Trepçën tash e 20 vite

Kryeministri Ramush Haradinaj në 30 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës ka thënë se greva e minatorëve e ka bërë kthesën. Sipas tij, duhet të skuqemi për gjendjen në të cilën është Trepça.

“E duam një Trepçë e cila është burim jete, jo vetëm për Mitrovicën, por për të gjithë. Për Trepçën që është burim i çmueshëm dhe e çmojmë. Trepça është e rëndësishme sepse ndërlidhen plotë sektorë të tjerë të jetës tonë “, tha Haradinaj.

Sipas tij, tash e 20 vite Trepça ka mbetur në gjendje të keqe.

“Me qenë se kanë shkuar tri dekada dhe nuk kemi mundur që ta kthejmë këtë burim. Meriton me na ardhë marre edhe me u skuq se si e kemi lënë Trepçën që 20 vite kështu pas çlirimit. Ne nuk e kemi regjistruar ende Trepçën si kompani në bazë të ligjit. Pjesa e Trepçës në jugë që janë duhet t’i dorëzojnë dokumentet për regjistrim. Trepça në veri duhet t’i përgatit të gjithë materialet e nevojshme që të drejtat e aksionarëve të realizohen”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas tij, pas regjistrimit të Trepçës si shoqëri aksionare duhet të diskutohet një planë veprimi, për ta nxjerr këtë ndërmarrje nga kjo gjendje.

“Mënyra më e mirë me i shpërbly minatorët nuk është vetëm përmirësimi i kushteve, por është me rikthy Trepçën në burim jete. Kemi pas vështirësi, por jemi në të drejtën tonë, nuk do të përtojmë mëe punu me secilin qoftë në opozitë dhe opozitë në veri apo në jugë për rikthimin e Trepçës”, tha Haradinaj në shënimin e 30 vjetorit të Grevës së Minatorëve.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt 2019 ka miratuar Statutin e Trepçës si Shoqëri Aksionare me pronar 80 për qind të aksioneve të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punëtorëve të saj. /Njeshi&Telegrafi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...