9.6 C
Pec
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Haradinaj në Uashington për Lutjet e Mëngjesit takon Escobarin, zbulon tregon çfarë i kërkoi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ngjarjen tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit.

Ai është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka htënë se në takim ka theksuar arritjet e deritanishme si shtet.

Haradianj i ak kërkuar Escobarit që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Kosovës në NATO.

”Në takim theksova që arritjet e deritanishme si shtet, përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës. Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti me proceset nëpër të cilat po kalon vendi duke përfshirë edhe procesin e dialogut”.

“Kërkova që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka thënë Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...