15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Haradinaj, Muhaxheri e Berisha në Zahaq për Ditën e Dëshmorëve

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në Zahaq të Pejës, ku u nderuan 138 dëshmorët e kësaj ane dhe të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet kombëtar, në të gjitha trevat shqiptare.

Haradinaj tha se sa më shumë afrohej liria, aq më e ashpër bëhej përballja me okupatorin. Ai përkujtoi edhe rënien heroike të Muharrem Vuthajt nga Vrella, më 5 maj 1999, duke e cilësuar si një luftëtar që mishëronte vlerat më të larta të trimërisë dhe dashurisë për atdheun.

“Liria në këtë tokë është e shenjtë dhe do të jetojë për aq kohë sa ne i qëndrojmë besnikë gjakut të derdhur për të. Heroizmi dhe sakrifica e Dëshmorëve të Kombit do të jenë gjithmonë udhërrëfyes në shtetndërtimin tonë dhe në forcimin e faktorit shqiptar si garantues i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon,” theksoi Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...