-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Haradinaj: Nëse përcaktohen kushte nuk do të ketë dialog me Sërbinë

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, ka deklaruar se dialogu me Sërbinë, ka hyrë në fazën përfundimtare, dhe pranimi i Republikës së Kosovës, nga fqinji verior është në proces, pasi që edhe ky veprim do të jetë në dobi të të gjithë rajonit.

E rëndësishme është të theksohet se as një kusht nuk do të pranohet nga kush do në këtë proces të cilit po i vie fundit, informon Al Jazeera.

Ai ka thënë se vendimin për taksen ndaj prodhimeve të Sërbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, e ka marrë qeveria e Kosovës, dhe ajo mund ta suspendoj vendim, për këtë qështje mund të flitet edhe brenda kualicionit qeverisës.

Nëse do të merret ndonjë vendim për largimin e taksës, ai duhet te arrihet pas konsultimeve të ndërsjella, por për deri sa nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim taksa mbetet dhe do të respektohet sepse është vendim i qeverisë ka thënë Kryeministi i Kosovës.

Haradinaj, ka theksuar se vënja e taksës 100% në prodhimet nga Sërbia dhe Bosnja e Hercegovia, ka pas ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe të prodhimtarisë në vend.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...