16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Haradinaj: Nëse VV-ja nuk i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një më unifikues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit ka thënë se ka logjik që të diskutohet me partitë tjera emri i një kandidati tjetër për Kryeparlamentar.

Nëse VV-ja si ka votat, atëherë Haradinaj tha se duhet gjetur një kandidat më unifikues.

“S’pashë negociim për Kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës, atëherë ka logjik edhe mu diskutu me opozitën edhe kandidati, në këtë rast një kandidat më konsensual se Haxhiu. Ne i kemi dhënë disa propozime, i kemi përmendur. Jemi të hapur nëse partitë dëshirojnë me gjetë një rrugë, me kalu përtej konstituimit të Kuvendit që me fillu koha për qeverinë”, tha Haradinaj.

“Nëse të duhet vota e partive tjera, s’mundesh me qenë fare jo hapur, duhet të diskutojmë kandidatin. Nëse VV s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues”, tha ai.

AAK-ja si emra që mund t’i votonte do të ishte ai i Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...