Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi planin gjithëpërfshirës për transformimin e kësaj komune në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Duke theksuar rëndësinë strategjike të Drenasit, Haradinaj paraqiti projektet konkrete që do të realizohen nën udhëheqjen e Koalicionit për Kosovën Fituese.
“Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë”, u shpreh Haradinaj, duke prezantuar projektin e rrugës katër korsi Drenas-Skenderaj dhe furnizimin 24-orësh me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Plani parasheh gjithashtu ndërtimin e çerdheve publike dhe një stadiumi të ri, si dhe themelimin e Parkut të dytë të Biznesit në Korroticë./Njeshi/