0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Haradinaj nga Mitrovica: Kurti me eksperimentet ndaj aleatëve ia humbi 3 vjet Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, me të cilin folën për zhvillimet e fundit në këtë qytet.

Haradinaj tutje tha se me Hamzën folën edhe për situatën e krijuar në ndërmarrjen “Trepça” që ka shtyrë minatorët të hyjnë në grevë, por edhe për neglizhencën e qeverisë.

“Kryeministri dhe qeveria me eksperimentet e tyre dhe veprimet pas shpine ndaj qytetarëve e ndaj aleatëve i kanë humbur 3 vjet të çmuara jo vetëm Mitrovicës por gjithë vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të cilat po reflektojnë edhe në zbrazjen e vendit”.

“Është momenti i fundit që këto praktika eksperimentale të ndalen dhe Kosova urgjentisht t’i kthehet rrugës së saj euro-atlantike. Vetëm nën ombrellën e NATO-s jemi të sigurt”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se për sa i përket minatorëve, ata që dy ditë janë futur në grevë, ku ndër të tjera po kërkojnë që pagat t’i marrin në mes datave 6 dhe 10 dhe të dorëhiqet kryeshefi i ndërmarrjes./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...