4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Ferid Gjikollit: Ishte karakter i pathyeshëm

Siç raportoi ‘RADIO 1’ gjatë mbrëmjes, pas disa shqetësimeve shëndetësore, pasditën e  sotme të 29 Janarit, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare ish-Kryetari i Komunës së Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli.

Ndërsa për vdekjen e Gjikollit, reagoi edhe ish-kryeministri i vendit dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

‘Ferid Gjikolli do të mbahet mend si kryetari i fundit shqiptar i Pejës, jurist dhe avokat i respektuar, që qëndroi me stoicizëm para të gjitha sfidave. Përkrahja e tij për UÇK-në në Zonën e Dukagjinit dhe kontributi në rindërtimin e Pejës pas çlirimit, dëshmojnë për karakterin e tij të pathyeshëm dhe përkushtimin ndaj lirisë.’-shkroi mes tjerash Haradinaj.

Telegrami i plotë:

‘Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ferid Gjikolllit, i cili me përkushtim e dinjitet i shërbeu vendit në kohët më sfiduese.

Ferid Gjikolli do të mbahet mend si kryetari i fundit shqiptar i Pejës, jurist dhe avokat i respektuar, që qëndroi me stoicizëm para të gjitha sfidave. Përkrahja e tij për UÇK-në në Zonën e Dukagjinit dhe kontributi në rindërtimin e Pejës pas çlirimit, dëshmojnë për karakterin e tij të pathyeshëm dhe përkushtimin ndaj lirisë.

Familjes Gjikolli, miqve dhe gjithë qytetarëve të Pejës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pushoftë në paqe!’-thuhet në Telegramin e ngushëllimit të keut të AAK-së Ramush Haradinaj./Njeshi&RADIO 1/

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Et’hem Çeku për vdekjen e Ferid Gjikollit: Pak kush e din, ishte me mua nëpër vijat e para të frontit

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...