23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Haradinaj njoftimin për aderimin e ri në AAK, është mjek me profesion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca është shtëpi politike që gjithëherë ka pasur dyert hapur për kuadro të reja e profesionistë të fushave të ndryshme.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e aderimit në Aleancë të Liridon Sylaj.

“Dr. Liridon Sylaj është prej gjeneratës së re te mjekëve të Kosovës, që nga sot iu bashkua Aleancës. Në bashkëbisedim mori pjesë edhe Hasan Sylaj, ndërmarrës shumë i suksesshëm në Gjermani, i cili premtoi përkrahjen e tërë familjes Sylaj nga Gërçina e Hasit, për Aleancën. Nga ana e tij, Dr. Liridoni shprehu gatishmërinë e plotë për të rrugëtuar me Aleancën dhe për të dhënë kontributin profesional në kuadër të saj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Aleanca është e hapur për të gjitha kuadrot.

“Aleanca është shtëpi politike që gjithëherë ka pasur dyert hapur për kuadro të reja e profesionistë të fushave të ndryshme, për të gjithë ata që e dojnë dhe dëshirojnë të kontribuojnë për Atdheun”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...