27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Haradinaj nominon Ajet Avdylin kandidat për kryetar të komunës së Artanës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot nominimin e Ajet Avdyli si kandidat të kësaj partie për kryetar të komunës së Artanës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Z. Avdyli është mishërim i përkushtimit për çështjen kombëtare, si në diasporë, ku për dekada ka jetuar dhe vepruar në shërbim të komunitetit shqiptar, ashtu edhe në vendlindje, ku angazhimi i tij është i njohur e i vlerësuar,” shkroi Haradinaj.

“Qeverisja komunale është niveli më i afërt i veprimit për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Me z. Avdyli, Artana fiton një mundësi të re për t’u qeverisur me dinjitet, dije dhe përkushtim,” tha ai./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...