5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj: Opozita është tërësisht pa kauzë dhe disi e dorëzuar

sh-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se këtë vit Vetëvendosja është një pozicion komod.

Ndërkaq, për opozitën ajo tha se është tërësisht pa kauzë dhe siç shpreh Haradinaj, disi e dorëzuar.

“Ne jemi dëshmitarë që sivjet e shohim Vetëvendosjen në një pozicion shumë më komod edhe fushatën e kanë nisur vonë, madje s’kanë as program. Kjo mendoj është paradoksale e cila ka qenë ndër të parat me program e me alternativa, me kauza”.

“Për mua është shqetësuese që po hyjmë me tri paradokse në këtë fushatë dhe nuk janë tubimet e rrjetet sociale ato të cilat do të mund të hamendërojmë mbi to. Këto paradokse mendoj që janë: Opozita është tërësisht pa kauzë, pra kauzë të vetme e ka një kauzë të personalizuar, që ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti, nuk ka kauza politike dhe disi janë të dorëzuar, siç kanë qenë për këto katër vite”, u shpreh ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...