Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj bëri të ditur se sot ka organizuar pritje për mërgimtarët që ndodhen në Kosovë.
Sot, në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kisha kënaqësinë që të takoj bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje. Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë.”, shkroi Haradinaj në Facebook
Ai shtoi diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.
Postimi i plotë i tij:
Diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.
Sot, në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kisha kënaqësinë që të takoj bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje. Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë.
Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!