-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Haradinaj paralajmëron Rikallon: Kam marrëveshje dhe do ta respektoj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar edhe njëherë mundësinë e shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, shkruan Gazeta Blic.

I pyetur se kur do të shkarkohet ministri Rikallo, Haradinaj tha se ka një marrëveshje me PSD-në dhe se këtë do ta respektojë.

“Sa i përket vendimit për Rikallon është pjesë e marrëveshjes me PSD-në dhe më duhet ta respektoj kur ti vie koha” tha Haradinaj.

Ndryshe, PSD ka vënë si kusht shkarkimin e ministrit Rikallo nga pozita e ministrit në rast se qeveria i dëshiron votat e partisë për votimin e buxhetit 2019 i cili pritet të hidhet në votim në fund të këtij muaji.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...