4.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Haradinaj pas takimit me Escobarin: Qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-në

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me  të dërguarin e  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ndërsa ka kërkuar  qeveria që të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të

“Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut. Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...