Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është deklaruar pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me ekipin e tij.
Haradinaj thotë se Lajçaku i informoi në hollësi për progresin e arritur deri tani për marrëveshjen e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i AAK-së, thotë se në takim emisarit evropian ia ka shprehur qëndrimin e partisë së tij jo se kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike,
“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj”.
“Për Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kundër marrëveshjes janë shprehur kundër nga PDK edhe pas takimit me Lajçakun.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ia kanë bërë të qartë Lajçakut rezervat për planin e BE-së, se e shohin si marrëveshje të pamjaftueshme që nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës.
Kreu i PDK-së thotë se ajo që kemi sot në tavolinë, është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohjen e ndërsjellë por tashmë me Asociacionin në qendër.
Sipas tij, këtu përgjegjësia e Kurtit është direket për faktin që siç thotë Krasniqi, ai për dy vite ai e ka humbur mundësinë që të bindë mbështetësit tanë ndërkombëtarë për ta mbështetur Kosovën në qëllimet tona shtetërore e për të arritur njohjen e ndërsjellë./Njeshi/