18.1 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Haradinaj pas takimit me Szunyog: Implementimi i marrëveshjes hap perspektivë integruese të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Haradinaj tha se me Szunyog, biseduan për zhvillimet politike në vend si dhe për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, kreu i AAK-së tregoi se ambasadori Szunyog, e vlerësoi qëndrimin e Aleancës karshi marrëveshjes së Ohrit.

“Në një takim përmbajtësor të zhvilluar sot me z. Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, kemi diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marreveshjeje. Po ashtu, pata kënaqesinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi.

Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...