11.9 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Haradinaj: Pasuri të paluajtshme që kalojnë vlerën mbi 1 milion euro.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuri të paluajtshme si shtëpi, banesa, vilë e troje që kalojnë vlerën mbi 1 milion euro.

Si pasuri të luajtshme Haradinaj ka deklaruar një veturë të tipit Toyota, e ndërruar me një veturë tjetër në vitin 2024 në vlerë 19 mijë euro si dhe një veturë në emër të bashkëshortes, e blerë në vitin 2024 në vlerë 50 mijë euro.

Ramush Haradinaj është po ashtu është bashkëpronar dhe aksionar në HCC shpk me 50% të aksioneve, derisa pjesa tjetër janë në pronësi të bashkëshortes.

Haradinaj ka deklaruar 2 mijë e 603 euro para të gatshme si të hyra nga pagat dhe qiratë, derisa bashkëshortja e tij ka rreth 12 mijë e 919 mijë euro para të gatshme, nga të hyrat në qira si dhe pjesëmarrja në projekte./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...