14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Haradinaj për Kurtin: Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur zullumqar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Haradinaj tha se vendimet në sferën e ekonomisë, sigurisë e arsimit, të dialogut e marrëdhënieve me aleatët, janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin.

Sipas tij, pozicionimi i gabuar të parit të qeverisë do ta rikthej temen e Asociacionit.

“Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut. Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati ta shohë Serbinë së sa Kosovën. Veç Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së deklaroi se veç shefi i qeverisë ka arritur që ta shndërrojë xhelatin në viktimë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...