6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Haradinaj për letrën e Kurtit ndaj Abdixhikut: Duhej ta bënte në fillim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron të komentojë shumë letrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti drejtuar atij të LDK-së Lumir Abdixhiku për një marrëveshje politike.

“Nuk mund t’i komentoj ato letra e ato që i kanë thënë. Praktika është se ai që fiton më shumë vota bën konsulta me partitë tjera për opsionet e ecjes përpara.  Sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashur t’i bëjnë menjëherë pas zgjedhjeve jo të presin të vijnë deri këtu. Është situatë e rëndë në Kosovë. Ne po harrojmë tash tema tjera, rritja e çmimit të energjisë”, tha ndër të tjera në deklarimin e tij para gazetarëve Haradinaj.

E kur është pyetur nëse do të pranonte ai një takim nëse do të kishte ftesën, Haradinaj tha se është i zënë këto ditë.

“Për besë jam i zënë këto ditë me detyrë, siç e dini”, tha shkurt ai.

Ai ka treguar se me opozitë po flasin edhe se si çështja e komisionit për votim të fshehtë të mos ngecë.

“Unë jam i interesuar dhe kemi filluar nga pak edhe konsulta të reja mes partive opozitare që kjo çështja e komisionit të mos ngecë, por zgjidhja është një kandidat unifikues, si fillim që Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka plan të ecë përpara”, tha Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...