17.4 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Haradinaj për takimin e Kurtit me Shefin e CIA: T’ia lëmë kohës, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e drejtorit të CIA-s William Burns është nder i nder i madh dhe lajm i mirë për sigurinë e Kosovës.

Thotë se institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën dhe të mos rrezikohet kjo aleancë.

“Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

‘Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme.

Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike.’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...