9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Haradinaj për Wisner: Luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së diplomatit amerikan, Frank Wisner, në moshën 86-vjeçare.

Haradinaj ka thënë se Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ëisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...