11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Haradinaj përfshihet në debat: Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Në mesin e shteteve të vendosura tarifat e reja është edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ‘ndëshkuar’ edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.

E, rreth kësaj ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një postim në platformën X, Vjosa Osmani ka theksuar se ky hap do të forcojë marrëdhëniet ekonomike me aleatin më të afërt të Kosovës dhe do të dërgojë një mesazh të qartë për gatishmërinë e vendit drejt një partneriteti më të fuqishëm me SHBA-në.

Heqjen e taksës ndaj SHBA-së, e ka kërkuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...